FOTO/ Ndërron jetë ‘gjarpri’, mafiozi që terrorizonte New York-un

Ndahet nga jeta Carmine Persico, i njohur si shefi i një bande krimi në New York.

Perciso ka humbur jetën si pasojë e komplikimeve nga diabeti, pasi kishte kryer 33 vite burg, nga 139 vite që ishte dënuar në total.

‘BBC’ shkruan se Perciso ka lënë pas gruan, dy fëmijë dhe 15 nipër e mbesa.

85-vjeçari Carmine Persico njihej me nofkën ‘Gjarpri’, nofkë të cilën thuhet se ai e urrente.

Mendohet se Persico e ka vazhduar aktivitetin e tij kriminal edhe prapa hekurave të qelisë, duke e bërë atë udhëheqës të një prej periudhave më të gjata të krimit në histori.

Persico lindi në Bruklin në vitin 1933, dhe ishte djali i stenografit të një firme ligjore.

Para se vitet e tij të adoleshencës të mbaronin, ai ishte arrestuar për vrasje.

Persico braktisi shkollën e mesme, për t’u bërë udhëheqës i një bande rruge dhe ishte vetëm 17 vjeç kur u arrestua, pasi kishte rrahur për vdekje një të ri gjatë një përleshjeje në park.

Ai përparoi në karrierën e tij në krim, duke u bërë pjesë e organizatës Colombo, një nga pesë ‘familjet’ e mafias italiano-amerikane në New York në atë kohë dhe udhëheqës i saj në vitet 1970.

Persico raportohet se ka qenë i përfshirë në më shumë se 20 vrasje, ose duke i kryer vrasjet vetë ose duke dhënë urdhrin.

Ishte një hetim historik i vitit 1986, i udhëhequr nga Rudy Giuliani, që e çoi atë në burg.