Lisat e plotë/ Ja lojtarët që duhet larguar nga Real Madrid

Real Madrid po kalon një krizë të thellë.

‘Los Blancos’ janë jashtë çdo trofeu të mundshëm dhe humbja 4-1 në shtëpi ndaj Ajax ka bërë që në ekip të mendojë për pastrimin e skuadrës, dhe afrimin e disa yjeve.

Për të ndihmuar në këtë, ‘AS’ ka hapur një sondazh, ku kërkon mendimin e tifozëve se cilët lojtarë do të duhet të largohen.

Listës për t’u larguar i prinë Gareth Bale, i ndjekur nga Vallejo, Marcelo, Luca Modric dhe Benzema.

Lojtari më i preferuar nga tifozët e Real Madrid nga ky sondazh, ka dalë sulmuesi Vinicius Junior.