FOTO/ Tuna shkëlqeu në koncertin e saj, Patris çudit me urimin e tij

Koncerti i mbrëmshëm që këngëtarja e njohur Tuna dha për promovimin e albumit të saj më të ri, dhe që u mbajt në Ditën e Gruas u bë kryefjala e mediave rozë ditën e sotme. 

Koncerti  e riktheu në një formë tjetër që na kishte munguar prej kohësh Tunën e baladave.

Padyshim në këtë ngjarje të madhe për këngëtaren pjesmarrës ishte dhe bashkëshorti i saj Patris Berisha.

Ditën e sotme Patris ka publikuar një foto në rrjete sociale nga prapa skenës ku Tuna performoi.

’Po shtyhemi kush i ka dhëmbët më të  bardhë’ ka shkruajtur me humor Patris në foto ku shihet i lumtur pranë bashkëshortes së tij Tuna.