Zidane apo Mourinho? Ish-presidenti zbulon kush do drejtojë Realin

Santiago Solari i ka paketuar valixhet dhe largimi i tij nga Real Madrid është vetëm çështje orësh. Por dilema më e madhe është se cili do marrë drejtimin e Los Blancos.

Për këtë temë ka folur ish presidenti i Realit Calderon.

Ramón Calderón, ka thënë për “beIN Sport” se Mourinho do të marrë drejtimin e Real Madridit 90% javën e ardhshme, sipas të cilit “ishte i vetmi opsion sepse Zidane ka thënë jo”.

Të gjithë tashmë e dinë se Santiago Solari i ka ditët e numëruara në stolin e Real Madridit. Mbetet të kuptohet vetëm se kur dhe kush do ta zëvendësojë atë, shkruan AS.

Ramón Calderón, që ka qenë president i Madridit në vitet 2006 dhe 2009, ka dhënë përgjigjen e pyetjes së vazhdueshme në ditët e fundit.

Sipas tij, është Mourinho ai që do të ulet në stolin e Madridit, sepse Zinedine Zidane nuk mendon se është momenti i duhur për t’u rikthyer në “Santiago Bernabeu”.

“Mendoj se Mourinho do të kthehet në Madrid 90%. Nuk e di nëse do të jetë këtu të hënën”, deklaroi ai.

Ish-presidenti, tha se Florentino Pérez e ka thirrur Zinedine Zidane menjëherë pas eliminimit nga Champions League, por u refuzua: "Madrid e telefonoi Zidanen, por ai tha jo, nuk është koha e duhur për t’u kthyer në klub”.