VIDEO/ Semihaja i lutet Bashës: Eja shiko ku jetoj unë, më hoqën ndihmën, 6 muaj pa drita me foshnjen

Një banore e Paskuqanit, Semiha, ka kërkuar të flasë më vete me kreun e PD-së, Lulzim Bashës, për problemet e saj. Semihaja tregoi se nuk merrte ndihmë ekonomike, pasi i thoshin se nuk e kishte përzgjedhur sistemi, se kishte shkollë e ambulancë afër, ndërkohë që ajo jetonte në kushte të mjerueshme.

“Eja dhe shikoje shtëpinë ku jetoj unë, - iu lut ajo Bashës. – eja dhe shikoje. Më kanë lënë 6 muaj pa drita me foshnjen e vogël, asnjë s’e ka vrarë mendjen të ma zgjidhë problemin”.

Basha e ka dëgjuar më vëmendje dhe i ka bërë thirrje, t’i bashkohet protestës së 16 Marsit me të gjithë shqiptarët, se nuk kishte zgjidhje ndaj kësaj qeverie.