Digjet makina e një biznesmeni në Lezhë

Makina e një biznesmeni në Lezhë është djegur gjatë natës për arsye ende të panjohura. Biznesmeni është me iniciale A.F.

Makina ishte e parkuar pranë shtëpisë së biznesmenit, në rrugën e Shëngjinit.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit. Po ashtu ka marrë në pyetje edhe familjarët për konflikte të ndryshme.