FOTO/ Ja moti për të shtunën, ja çfarë pritet të ndodhë

Nga dita e shtunë pritet që të ulen temperaturat në vend.

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka bërë parashikimi e motit për të shtunën.

Reshjet

Të shtunë në qarkun Shkodër priten reshje lokale të dobëta, më të mundshme në terrenet kodrinore-malore, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.

Temperaturat

Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 19 °C

në vendet e ulëta: 7 / 21 °C

në vendet malore: 4 / 16 °C

Era

Të shtunën era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Zjarret në pyje

Të shtunën qarqet Durrës, Tiranë dhe Fier pritet të jenë në nivelin ‘i moderuar’ të rrezikut. Ndërsa qarqet e tjera pritet të jenë në nivelin ‘i ulët’, por në sipërfaqe të lokalizuara pritet të arrijnë në nivelin ‘i moderuar’, siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.