Protestuan kundër Ramës, policia terror në Roskovec

30 persona, kryesisht të rinj, që protestuan mëngjesin e sotëm në Roskovec janë shoqëruar nga posta e policisë Roskovecit e janë dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë qarkut Fier.

Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare të degës së PD-së Roskovec.

Mësohet se ndër të shoqëruarit janë Dritan Dogani sekretar i kësaj dege, nënkryetari Pelivan Bufi etj.

Po të njëjta burime informacioni pohuan se nga Tirana janë nisur Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibehaj për ta ndjekur nga afër këtë problem.

Të shoqëruarit në polici janë anëtarë të PD dhe pjesë e organeve drejtuese në degët e PD në fshatrat e tyre.

Nga ana e saj Drejtoria e policisë vendore Fier ka pohuar se është e vërtetë e do vijojnë shoqërimet.

Ata do merren në pyetje e kush ka shkelur ligjin do përgjigjet para tij.