Çuditen mediat italiane/ E pabesueshme, në Shqipëri pezullohet kampionati i futbollit

Ngjarja e paprecedentë në sfidën Kamza-Laçi ka bërë bujë edhe në mediat e huaja, të cilat e kanë pasqyruar dhunën e ushtruar ndaj arbitrit Eldorian Hamiti.

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar këtë të enjte krizën që ka “pushtuar” futbollin shqiptar me Disiplinën që mori vendimin për të përjashtuar nga Superliga klubin e Kamzës.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë dhunës barbare të ushtruar ndaj arbitrit dhe pezullimit të kampionatit, shkruan SYRI.net.

Këto veprime të shëmtuara ndikojnë negativisht në imazhin e futbollit shqiptar, i cili tashmë shihet me një sy tjetër në arenën ndërkombëtare.

“Dhuna ndaj gjyqtarëve, pezullohet kampionati në Shqipëri”, është titulli i “calcioefinanza”.

“Shqipëria, dhuna ndaj gjyqtarëve: Shoqata e Futbollit pezullon kampionatin”, shkruan gazeta më e madhe në Itali “gazzetta.it”.

“Liga shqiptare e futbollit është pezulluar për dhunë të përsëritur kundër gjyqtarëve”, shkruan “termometropolitico”.

“Vendimi i pabesueshëm në Shqipëri: pezullohet kampionati!”, shkruan “calcioweb”.