Gjenden 7 objekete me vlerë të fisit Maya

Një zbulim i madh është bërë në Meksikë.

Disa arkeologë meksikanë zbuluan qindra gjurmë të vlefshme në një shpellë në Jukatan (në juglindje të Meksikë), deklaroi sot një studiues, drejtuesi i këtij projekti.

”Ky thesar shkencor, i zbuluar në këtë hapësirë mistike, numëron shtatë objekte me vlerë, përfshirë një objekt në qeramikë që shërbente për djegien e temjanit si dhe objekte të tjera”, u shpreh gjatë një konference shtypi studiuesi, Guillermo de Anda.

Shkencëtarët shpresojnë që këto gjurmë të gjetura në gërmadha do të zbulojnë se cilët ishin dhe nga vinin Itzaes, populli maja i cili jetonte në gadishullin e Jukatan.

Kjo shpellë u zbulua më shumë se pesëdhjetë vjet më parë nga popullata lokale që më pas kishte informuar Institutin Kombëtar të Antropologjisë dhe Historisë (INAH).