‘Rama ik’ / Edhe Patosi i ndalon Ramës hyrjen në qytet

Pas banorëve të Roskovecit dhe ata të Patosit kanë protestuar sot kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Mësohet se banorët bllokuan sot në orën 13:00 aksin kryesor hyrës në qytet, duke deklaruar se kryeministri Rama është i padëshirueshëm për qytetin e tyre.

Protestuesit e mbajtën për rreth një orë të bllokuar aksin hyrës, duke protestuar me thirrjet “Rama ik”, “Rama ik”, “Poshtë komunistët”, “E duam Shqipërinë pa Edi Ramën” dhe “E duam Shqipërinë si e gjithë Evropa”.