‘Hajde hopa, lart, lart’, shpëtoi nga rrethimi i Roskovecit, Rama harbohet në Fier

Kryeministri Edi Rama duket se është mashkulli i vetëm që ka të drejtën të kërcejë me gratë e Fierit në këtë 8 Mars.

Në një event të organizuar jo shumë larg protestës që u mbajt nga qytetarët e Fierit kundër Ramës, kreu i qeverisë ftoi gratë që të vallëzonin së bashku, dhe përjashtoi prej aty të gjithë burrat.

Nën ritmet e këngëve të jugut apo sa të ‘’deshte lalka ty”, gratë e strukturave të PS-së kanë rrethuar Ramën, ndërsa një pjesë e mirë e tyre kanë kërkuar që të bëjnë dhe foto me të.

Edhe pse 8 Marsi është një ditë proteste në të gjithë botën, duket se gratë e PS-së e kanë festë, dhe nuk ndihen aspak të dhunuara dhe të keqtrajtuara.