4 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun. Ja emri

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën e saj në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi ish-kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili.

Gjatë seancës së sotme prokuroria ka kërkuar që Xhelili të dënohet me 4 vite dhe 6 muaj burg, në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij, si “shpërdorim detyre”, etj.

Xhelili në muajin maj u arrestua sepse kishte kërkuar favore seksuale ndaj një vajze me qëllim futjen në punë të saj.