Përfundojnë ndeshjet e para në Europa League, ka befasi!

Kanë përfunduar ndeshjet e para në Europa League.

Interi ka barazuar pa gola në transfertë ndaj Eintracht Frankfurt. Vlen të theksojmë që Marcelo Brozovic kishte mundësinë e artë për të shënuar por gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Gjuajtja e dobët e kroatit u neutralizua nga portieri i skuadrës gjermane, shkruan SYRI.net.

Arsenali ka bërë befasinë e madhe pasi ka humbur 3-1 përballë Rennes.

Golat për francezit u shënuan nga Bourigeaud (42’), Monreal N (Autogol) dhe Sarr , ndërsa golin e vetëm për “topçinjtë” e shënoi Iwobi (4’).