Merr fund romanca 2-vjeçare, Ilda Bejleri ndahet nga i dashuri politikan

Ndonëse kurrë nuk e pranuan lidhjen e tyre, Ilda Bejleri dhe ish-deputeti i PD, Klevis Balliu prej dy vitesh po përjetonin një histori dashurie. Çifti u fotografua për herë të parë në rrugët e Tiranës, por ishte moderatorja që tha se mes tyre ishte vetëm miqësi.

Nga ana tjetër Balliu nuk ka pranuar asnjëherë të flasë rreth kësaj teme. Por duket se edhe kjo dyshe ka patur ulje-ngritjet e veta. Burime për Gazeta Shqiptare bëjnë me dije se prej disa kohësh Ilda dhe Klevisi janë ndarë.

Nuk dihen shkaqet që kanë çuar në prishjen e raporteve, por një gjë mbetet e sigurt, ndarja mes tyre është përfundimtare. Personat e afërt të çiftit shpesh kanë folur për ndarje dhe rilidhje mes tyre, por duket se këtë herë shkëputja është pa kthim pas.

Prezantuesja e sportit ka vijuar me punën e saj në ekran, e ndërkaq ish-deputeti prej kohësh është një ndër më të angazhuarit në kauzat e opozitës. Që prej 2017, as prezantuesja as deputeti nuk e pranuar kurrë se mes tyre kishte më shumë sesa miqësi.

E ftuar në “Pop Culture”, lidhur me aludimet mbi një lidhje të mundshme mes të dyve, Ilda është shprehur se ajo dhe Klevisi janë shumë miq: “Unë Klevisin e kam mik. Besoj që mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo me të qeshur, pasi pa edhe fotot që ishin postuar në portale.

Në një intervistë të kohëve më parë edhe deputeti përsëriti se bashkë ishin vetëm miq  “Unë me Ildën jemi miq, njihemi prej kohësh. Ato janë lajme të rreme.

E kam shumë shoqe, është super gocë, super gazetare, ka thyer dy-tre tabu në televizion, por nuk është ajo që raportohet”. E në kushtet që të dy e kanë mbajtur kaq të fshehtë lidhjen, vështirë se mund të dëgjojmë ndonjë reagim të tyre lidhur edhe me ndarjen.