E rëndë! Për të luajtur bixhoz nëna nxjerr vajzën 12 vjeçe prostitutë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një nënë 52 vjeçare nga Milano detyronte të bijën që të bëhej prostitutë sepse i duheshin para për të luajtur bixhoz.

Vajza tjetër, një 12 vjeçare, ofendohej, rrihej me kabllot elektrike dhe është shtyrë madje deri në vetvrasje. Gruaja u arrestua nga karabinierët për keqtrajtim në familje, favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Vajza pyeti në shkollë nëse prostitucioni ishte krim- Hetimet nisën në korrik, kur, pas një takimi në një zonë në jug të Milanos, për të folur për bullizmin, një mësuese mori një pyetje të çuditshme nga ana e 12 vjeçares. Vajza, pyeste nëse ishte krim të prostituohej dhe që aty nisën sqarimet rreth saj.

Familja – Vajza më e madhe e familjes që detyrohej të prostituonte është 22 vjeç. Ajo dhe e motra janë fëmijë të së njëjtës nënë, por me baballarë të ndryshëm, të cilët janë ndarë nga gruaja dhe nuk jetojnë në Milano.

Vajza 12 vjeçare, përveçse rrihej dhe ofendohej, detyrohej të bënte punët e shtëpisë, pazarin dhe çdo gjë që duhet të bënte e ëma.  Kur nisën të vëzhgonin vajzën, pas pyetjes së dyshimtë që i drejtoi mësueses, policët zbuluan se motra më e madhe detyrohej të prostituonte. Mamaja, 52 vjeç, u dërgua në burgun “San Vittore”.

Nëna shpenzonte në slot machine deri në 400 euro në ditë – Gruaja e arrestuar shpenzonte deri në 400 euro në ditë duke luajtur në makinetat e bixhozit poshtë shtëpisë. Për këtë arsye, shtynte vajzën e madhe, në moshë të pjekur, të frekuentonte klubet e natës në qendër të Milanos, ku mund të takonte më lehtë klientët.