Çollaku në Syri.net: Rama një kufomë politike/ Do të kemi zgjedhje të parakohshme

I ftuar në Syri.net, Kreshnik Çollaku, anëtar i Kryesisë së PD-së, komentoi edhe intervistën e kryeministrit Rama në “Porta a Porta” në Rai 1.

Sipas tij, imazhin e Shqipërisë nuk e prish opozita, por përgjimet e prokurorisë që e nxjerrin zbuluar lidhur me trafiqet dhe krimin.

“Kryeministri e ka imazhin copë nga përgjimet, gjysma e shtetit, ministria e brendshme, kupola e Policisë së Shtetit e kapur në trafik dhe në një fushatë kanalizimi dhe trafik ndërkombëtar droge. Ne po e ndihmojmë Shqipërinë të shohi të vërtetën. Partnerët e kanë parë çka ndodhur me Tahirin me Dakon. Kësaj si do ja bëjë kryeministri. Çfarë deklaronte gadafi para se të kapej, ai besonte se i gjithë populli do të vritej për të”, deklaroi ish zv/ministri i jashtëm.

Sa i përket deklaratës së kryeministrit, se ai është në krye të qeverisë me zgjedhje të lira, Çollaku deklaron se, zgjedhjet e 2017-ës janë blerë me paratë e drogës dhe krimit.

“Janë dosje të dokumentuara nga prokuroria dhe jo vetëm. Është provuar se rezultati i 2017 është ndikuar nga trafiku i drogës. Rregulli i lojës ishte të futemi në zgjedhje dhe askush nuk blen votat. Kur zgjedhjet blihen loja prishet dhe nis lojë e re me arbitër të ri. Juventusi nuk është kampion se blen ndeshjet apo arbitrat, është kampion se fiton në fushë", deklaroi kreu i departamentit për politike të jashtme në BE.

Në fund të intevistës ai u shpreh se do të ketë zgjedhje të parakohshme.

"Është një kufomë politike, është një zgjatje taktike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ai e kupton që nuk ka rrugëdalje. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, kemi mbështetjen e shumicës, por kërkojmë garë të ndershme”, u shpreh Çollaku.