VIDEO/ Aksident tragjik në Kosovë, kamioni merr përpara makina e njerëz

Një person ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit të rëndë trafiku në Gjilan, ndërsa 10 të tjerë janë të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar i pari i kësaj Komune Lutfi Haziri.

Disa persona janë duke u trajtuar në Spitalin e Gjilanit, pas një aksidenti trafiku të ndodhur në qendër të qytetit.

Sipas zëdhënësit  të Policisë së rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, dyshohet që shkaktar i aksidentit të jetë një kamion transportues.

‘Po, fatkeqësisht ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjilan. Dyshohet se shkaktar i aksidentit të rëndë është një kamion transportues’.

Ai tutje ka thënë se nuk dihen ende detajet se si erdhi deri tek përplasja e kamionit me veturat.

Një aksident i madha ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit nga i cili raportohet për disa persona të lënduar.