Sindikata e arsimtarëve nuk feston, por paralajmëron: Qeveria të rrisë pagat, ndryshe nisim grevën!

Sot në ditën tyre të 7 mars, ose siç njihet në Shqipëri se Ditën e Mësuesit, sindikata e këtij sektori nuk ka festuar pr ka paralajmëruar fortë qeverinë Rama.

Nëpërmjet kryetarit të saj Nevrus Kaptelli, Sindikata e Arsimit të Pavarur Shqiptar ka lëshuar një ultimatum sipas të cilit,  se nëse qevria nuk rritet paga brenda muajit maj, do të përfshihen në grevë.

Sindikata ka kërkuar rritje të pagave të mësuesve deri më 20%, shumë kjo më e ulët nga premtimi i pa mbajtur i qeverisë Rama, që ishte rritje deri në 40%.