MESAZHI/ Para së të dhunohej, mjeku nga Lezha kërkoi respekt për mësuesit

Pak momnte para se të binte pre e dhunës barbare në sptalin ku punonte mjeku Zef Doda nga Lezha ka uruar mësuesit ditën e 7 Marsit, me një mesazh në faqen e tij në fecebook.

“Do uroja dhe sa më shumë respekt nga shteti dhe komuniteti për këtë shtresë të shoqërisë”, shkruan mjeku.

Ja postimi i tij i plotë:

Bashkë me urimin gezuar të gjithë mësuesve 7 Marsin. Do uroja dhe sa më shumë respekt nga shteti dhe komuniteti për këtë shtresë të shoqërisë.

Pas dhunës ndaj tij fillimisht mjeku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Shkaqet mbeten të paqarta teksa mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.