FOTO/ Balenat nuk kanë qenë gjithmonë paqësore, ja çfarë u gjet në stomakun e njërës prej tyre

Basilosaurus ISIS, është një balenë prehistorike e gjatë sa një autobus, ishte në kulmin e një zinxhiri ushqimor që përfshinte, në të edhe balena të tjera të një lloji të ngjashëm.

Dëshmitë e dietës së saj të fuqishme kanë qenë atje prej vitesh, por vetëm tani i kemi njohur ato.

Ne jemi mësuar ti shohim ato si ngrënësit paqësorë të planktoneve, por dikur ‘menyja’ e balenave ishte më e larmishme dhe e komplikuar. Analiza e një fosile të Basilosaurus ISIS (një balenë gjigante në të kaluarën) ka zbuluar se këto bisha përfshinin, në menynë e tyre, edhe të vegjlit e balenave të tjera.

B. Isis jetonte në Oqeanin Atlantik jashtë Afrikës Veriore rreth 38 milionë vjet më parë. Ishte 18 metra e gjatë, tri herë më e madhe se një balenë orka, dhe kishte një kokë të zgjatur të armatosur me dhëmbë të mprehtë.

Nëntë vjet më parë, një fosil i një balenë prehistorike u gjet në Wadi al-Hitan, Whale Valley, Egjipt.

Se sa grabitqare ishin këto balena e tregojnë fosilet e vogla të gjetura në stomakun e tyre. Basilosaurusi ishte një grabitqar i cili ushqehej me peshq dhe peshkaqenë.

Hulumtimi tregon një pjesë të rëndësishme informacionesh rreth paraardhësve të balenave moderne dhe gjithashtu për zinxhirin ushqimor të epokës Eocene.