FOTO/ Neymar shpërthen ndaj VAR-it

Pas ndeshjes që e pa nga tribuna, përmes një historie në “Instagram” reagoi edhe kampioni brazilian, Neymar, i cili shprehu gjithë zemërimin e tij, duke postuar ndërhyrjen që solli penalltinë vendimtare për Manchester United me një koment.

“Është një turp. Ka katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli, që shikojnë ‘replay’-n. Kjo nuk është e mundur”, shkruan Neymar.

Braziliani u kthye në Paris vetëm pak orë përpara ndeshjes. Ai pritet të rikthehet në fushë muajin e ardhshëm, pasi nuk është riaftësuar ende nga fraktura në kockën e pestë të metatarsit që pësoi në fillim të këtij viti. Por në kampionat dhe Kupë nuk është se PSG-së do t’i duhet shumë.