VIDEO e frikshme/ Makina ecën me 120 km në orë, shoferi në gjumë

Një person është kapur nga kamera duke fjetur në makinën e tij, ndërsa e kishte lënë në versionin ‘autopilot’ në një shpejtësi prej 120 km/h.

Personi u filmua nga dikush në një makinë të afërt, i cili ishte i tronditur që e shihte atë duke gërhitur në njërën nga rrugët ndërshtetërore të Los Anxhelosit.

Ai llogaritet si njeriu i dytë të kapur në video ndërsa fle dhe përdorë autopilotin e Teslës në dy muajt e fundit.

Në video, duart e njeriut nuk janë të dukshme në timon.

Ai gjithashtu duket i qetë, me kokë të mbështetur në sedilje.

Ndiqeni videon për ta kuptuar më shumë situatën.