VIDEO/ Fati tragjik i çiftit të mjekëve

Një makinë në të cilën udhëtonin një çift mjekësh është përplasur fillimisht me një kamion e më pas me një furgon që vinte nga kahu i kundërt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Konja të Turqisë dhe në vendngjarje humbën jetën 27-vjeçari Suleyman Kose, mjek në Spitalin Universitar Selçuk dhe bashkëshortja e tij, Nurgul Kose, mjeke në Spitalin shtetëror Sarayonu.

Bilancit tragjik të aksidentit iu shtua edhe lajmi se gruaja e re kishte qenë shtatzënë. Gjithçka u zbulua në një shënim që ajo kishte shkruar në ditarin e saj që u gjet nga policia në makinë, duke dyfishuar kështu dhimbjen e të afërmve.

Sipas ‘AA’, në ditar Nurgul i shkruante fëmijës së saj ende të palindur:

‘Bebja ime. Dje mësova përfundimisht se jam shtatzënë me ty. Edhe vlerat e gjakut më janë rritur. U lumturova shumë. Do të fal një namaz falënderimi. Babai yt nuk ishte pranë nesh.

Si gjithmonë, ishte në punë. Lajmin e gëzueshëm e mori nga telefoni. Ishte shumë në merak dhe e mori lajmin e mirë. Uroj që të të marrim në krahë të shëndetshëm’. /tvklan