FOTO/ Besa Kokëdhima shtrohet në spital. 'Masakrohet' nga infermierët

Besa Kokëdhima është një nga këgnëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Këngëtarja me anë të një postimi na tregoi se po vuan pasojat e virusit të gripit, ndërsa kuptohet se ndodhet jashtë vendit.

 Ajo publikoi në Insta Story një foto të krahut, në pjesën e brendshme të të cilit dallojmë gjakun e mpiksur.

“E kalova natën në spital për shkak të një komplikacioni të gripit. Tani e di pse duan infermierë shqiptarë në Europë! Nuk mund të merrnin gjak pa ma masakruar krahun”, shkroi Besa bashkangjitur me një emoji që tregon se është sëmurë.