Shqiptarët po lenë shtetësinë, bëhen grekë dhe italianë

Shqiptarët renditen të dytët pas marokenëve për marrjen shtetësive evropiane në vitin 2017. Eurostat ka publikuar shifrat nga ku rezulton se 58 900 shqiptarë kanë marrë shtetësinë e një vendi anëtarë të Bashkimit Europian.

Në vend të trete renditën indianët e më pas vijnë turqit. Duke ju referuar të dhënave rezulton se 97 % e shqiptarëve kanë marrë pasaportë europiane nga vendet si Italia dhe Greqia. Në raport me vitin 2016, vit që arriti kulmin me 67.5 mijë persona që u pajisën me pasaportë të huaj, në 2017 ky numër ra me 13 %.

Duke ju referuar të dhënave nga Ministria e Brendshme rezulton se 651 persona kanë hequr dorë përfundimisht nga shtetësia shqiptare, një shifër kjo e cila është 33% më e lartë se 2016.
Sa i përket shifrave në total, sipas Eurostat, në vitin 2017, 825 mijë persona morën shtetësi europiane, me një rënie prej 170 mijë, krahasuar me një vit më parë./ Opinion.al