VIDEO/ Skenë e trishtë në spitalin e Durrësit: pse e rrahën plakun dhe gruan 70 vjeçe?

Dy pleq 70-vjeçarë, burrë e grua, gjenden sot të plagosur rëndë në spitalin rajonal të Durrësit, që nga mbrëmja e së hënës. Dy persona të panjohur i kanë goditur me sende të forta, u kanë thyer krahët, por çuditërisht nuk kanë vjedhur asgjë.

Policia njoftoi se më datë 4 mars  rreth orës 19:35, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës kanë shkuar shtetasit B.Y., 70 vjeç dhe Th.Y., 70 vjeçe, banues në lagjen 15 Durrës, të cilët qenë goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Ata janë jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre në lagjen 15, njofton Policia, por “autorët nuk kanë vjedhur asgjë”.

Grupi hetimor shkoi  në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.