VIDEO/ I dalin provat e udhëtimeve me Habilajt, Saimir Tahiri humb qetësinë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka humbur qetësinë në një lidhje telefonike me emisionin ‘Opinion’.

Ai është pyetur për dokumentin e publikuar nga gazetari Basir Çollaku se babai dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt Italisë me avion në të njëjtën sedije dhe nuk figurojnë në Rinas.

Këtë Tahiri e konsideroi të pavërtetë.

‘Kjo është një maskaradë dhe proces i komanduar politikisht. Me këtë histori mund të shkosh në burg, por një provë që Tahiri ka bërë një gjë, apo që kam bërë atë gjë për të favorizuar trafikun nuk e kam.

Kam udhëtuar nga Mali i Zi me skaf? Kam udhëtuar dhe do udhëtoj sa të më dojë qejfi. Basiri, (Çollaku) është një kokërr idioti. Etikë? Ai gënjen. Thuaji atij injorantit, mor burrë që prokuroria e ka çuar për gjykim këtë çështje dhe nuk ka më hetime’ – u shpreh Tahiri.