VIDEO/ Gazetari flet me dokumente: Ja udhëtimet e Moisi Habilaj me familjarët e Tahirit

Gazetari investigative Basir Çollaku, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka treguar udhëtimin që ka patur Moisi Habilaj, babai i ish-ministrit Saimir Tahiri, Bashkim Tahiri dhe bashkëshortja e tij, Fatlinda Tahiri, drejt Italisë.

Ai shtoi se, akuzat për Tahirin janë të njëjta me ato të Klement Balilit.

Sipas tij personat e tjerë që janë akuzuar për këto vepra penale janë arrestuar, ndërsa Tahiri po hetohet në gjendje të lirë.

'Unë këtu kam dokumente që tregojnë udhëtimin e Moisi Habilajt me babain e Tahirit dhe bashkëshorten e tij Fatlinda Tahiri drejt Italisë. Nuk janë shënuar në sistemin TIMS, por janë në listat e udhëtimit të kompanisë, Al Italia.

Pasaportat e tyre janë sekuestruar nga prokuroria dhe aty janë gjetur vulat. Në Rinas nuk kanë asnjë vulë, por vetëm vula e Italisë. Kjo është bërë për të mos faktuar udhëtimet. Ka dhe udhëtime të tjera', u shpreh gazetari Çollaku.