Pesë këshillat kryesore si të mbroheni nga virusi H1N1

Virusi H1N1, icili njihet ndryshe si gripi i derrit, është përhapur shumë, sidomos kohëve të fundit. Përderisa shumica e njerëzve presin për të marrë vaksinën përkatëse kundër këtij virusi, ekzistojnë disa rrugë të tjera, të cilat na tregojnë se si të mbrohemi nga ky virus.

Disa nga mënyrat më efikase për t’u mbrojtur janë:

Pastrimi i duarve

Mënyra më e mirë për tu mbrojtur nga ky virus është pastrimi i shpeshtë i duarve. Duket si një këshillë shumë e thjeshtë për një virus shumë të dëmshëm, mirëpo duart janë mjeti më i favorshëm për shpërndarjen e këtij gripi. Pastrimi duhet bërë me ujë të ngrohtë, duke përdorur një sapun.

Mbulimi i gojës kur teshtini apo kolliteni

Një tjetër mënyrë e shpërndarjes së këtij virusi është me anë të pikave të vogla të pështymës të cilat përhapen me anë të kollitjes apo teshtimës. Në raste më serioze mund të përdoret edhe një maskë.

Nëse keni tashmë gripin, qëndroni të mbyllur

Mundohuni t’i mbani duart larg nga mukoza e gojës, syve apo hundës. Mos dilni në vende publike.

Shmangni njerëzit me këtë virus

Éshtë shumë e vështirë të keni kontakt me një person të infektuar me këtë virus dhe të mos transmetohet tek ju. Prandaj mënyra më e lehtë për të shpëtuar prej tij është të shmangni çdo kontakt me personin tashmë të infektuar.

Mjekët thonë se transmetimi infeksionit të virusit me anë të ajrit nuk është aq serioz sa transmetimi i tij me anë të prekjes direkte të membranave mukozale përmes lëkurës.