Makina aksidenton dy të moshuar, emrat
Një çift i moshuar është përplasur nga një makinë teksa po udhëtonin me karrocë në vendin e njohur si “Shën Pjetër” në Fier.
Një makinë tip “Benz” ka përplasur çiftin e të moshuarve në kohën që po ktheheshin drejt shtëpisë.
Drejtuesi i mjetit ka shoqëruar të plagosurit drejt spitalit dhe më pas është kthyer në vendin e ngjarjes. Sipas policisë, të plagosurit janë identifikuar si Irakli Nune 56 vjeç dhe bashkëshortja Florika Nune. Ata ndodhen në spital në kujdesin intensiv të bluzave të bardha.
Njoftimi i policisë
“Sot rreth orës 19:20, në fshatin Shën e Premte, Fier, shtetasi A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me një karrocë në të cilën ndodheshin shtetasit I.N, 58 vjeç dhe shtetasja F.N, 54 vjeçe. Si pasojë e përplasjes, është aksidentuar shtetasi I.N dhe shtetasja F.N të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, njofton policia.