Futen për t’i grabitur dhe i dhunojnë, në gjendje të rëndë dy të moshuarit

Një çift të moshuarish janë dhunuar pasditen e sotme në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parëm ndërsa dyshohet se të moshuarve i janë futur persona të paidentifikuar në banesë për t’i vjedhur.

Të moshuarit ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Mësohet se ata janë goditur në kokë nga grabitësit.