Një fenomen përtej normales ndodh vazhdimisht në këto kodra

Të ashtuquajturat kodra magnetike janë të rrethuara nga rrugë anembanë tyre dhe fakti i çuditshëm është se duke kaluar në to të krijohet ndjesia se mungon forca e gravitetit.

Kjo mund të vërtetohet lehtësisht duke e lënë makinën të lirë në një sipërfaqe të pjerrët të kodrës dhe ndryshe nga çfarë do ndodhte normalisht pra në rastin e forcës së gravitetit makina do të rrëshkiste ndërsa në rrugët e pjerrëta të kësaj kodre ajo mbetet pa lëvizur.

Por për çfarë magnetizëm flitet?

Dikush ia atribuon motivet e fenomenit të çuditshëm një ndryshimi të çuditshëm të forcës gravitacionale.

Të tjerë përqëndrohen te fushat magnetike. Me këtë fenomen është marrë edhe Cicap një grup i cili merret me situatat paranormal.

Madje spekulimet arrijnë deri aty sat ë mendohet se bëhet fjalë vetëm për një iluzion optik.

Gjithsesi nëse edhe ju keni një natyrë kurioze mund të krijoni fare mirë një opinion vetjak lidhur me këtë fenomen.