VIDEO/ 'Në Malësi fitojnë shqiptarët', Nik Gjeloshaj shpall zyrtarisht fitoren në Tuz

Tashmë mund të quhet zyrtare. Shqiptarët e Tuzit në Mal të Zi dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen mund të festojnë lirisht. Komuna më e re në shtetin fqinj do të drejtohet nga shqiptari Nik Gjeloshaj.

Vetë kandidati fitues ka dalë para shqiptarëve që festonin duke pranuar fitoren.

“I them krejt shqiptarisë se në Malësi fitojnë shqiptarët”, u shpreh ai, duke shtuar se, “këtu flitet shqip. Urime fitoren”.

Sipas Shtabit të Koalicionit Shqiptar, Forumi Shqiptar ka fituar 16 mandate, 12 mandate I ka fituar partia në pushtet PDS, ndërsa Demokratët e Malit të Zi vetëm një mandat.

Por edhe fituesi I mandatit nga Demokratët është gjithashtu shqiptar.