Dirigjenti i famshëm shqiptar i shkruan Saimir Pirgut: A takove ndonjë ‘barbar’, ‘shpellar’ apo veç Ramën

Nga Bujar Llapaj

I dashur dhe i nderuar Saimir Pirgu ne si shqiptarë krenohemi me ty kur të shohim në skenat prestigjioze anë e mbanë globit.

Ti je qytetar i botës dhe me artin që bën i përket botës perëndimore dhe nuk ka pse të të vijë turp për një gomë të djegur se sipas kësaj logjike artistët francezë, apo vetë Dudameli do ishin mbuluar me perçe tanimë.

Me që shkove në Tiranë, përveç takimit me KM dhe autoritetet e tjera shtetërore në mes shkëlqimit dhe vezullimit, a more mundimin të biesh në kontakt me pjesën tjetër të Shqipërisë jashtë atij Samiti?

A pyete se pse ata shqiptarë ‘barbarë’, ‘shpellarë’ (cilësime të Kr. Min për qytetarët e vet) janë të revoltuar?

A shkove tek sheshi i Teatrit Kombëtar kur prej më shumë se 13 muaj, ditë e natë, artistë me remone botërore, intelektualë të spikatur, qytetarë të përgjegjshëm, rrinë roje në mbrojtje të një Monumenti të Historisë të Shqipërisë: Teatrit Kombëtar!

Dhe jo vetëm, por edhe të Demokracisë, Lirisë, Kushtetutës nga një ligj tejet korruptim (e vërtetuar) i kryeministrit Rama dhe kryebashkiakut Veliaj?

Prandaj unë thashë dje që ‘Shqiponja e Artë’ e Edi Ramës është shqiponjë Grabitqare, dhe për fat të keq, sipas meje, përfituesi dhe viktima e parë ishe ti i nderuar Saimir.

Uroj të kesh jetë të gjatë dhe të arrish ti bësh 200 mijë ç’faqje, edhe 2 milion, por jo me merakun dhe brengën për të rregulluar imazhin e një gome të djegur, por me shpresën dhe besimin se e mira vjen duke luftuar të keqen të mbartur në shpirtrat e zinj. Ky është edhe morali që shpaloset edhe në shumë opera, apo jo?

Të uroj vetëm të mira ngado që të shkosh!

Miqësisht,

Bujar Llapaj