Ministrja e Enverit që hoqi tufëzat dhe zhyti vendin në uri, reagon ish-Kryeministri Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të informacioneve për pjesëmarrjen e ministres së Enver Hoxhës, Themie Thomai, në Këshillin Strategjik të Bujqësisë.

Berisha shkruan se në vitet 75-89, kur Thomai ishte minister e bujqësisë, ishin vitet më të zeza për vendin, ku fermerëve iu hoqën tufëzat dhe arëzat dhe u zhytën në uri masive.

Ish-Kryeministri shkruan se nga sëmundjet e lidhura me urinë, në ato vite vdiqën qindra mijëra shqiptarë.

Ja postimi i plotë  

Ne Keshillin Strategjik te Bujqesise, te ngritur me urdher te Edvinit nga burri i ish gruas se tij Çuçi, eshte edhe bllokmenja Themie Thomaj ish anetare e byrose politike dhe ish ministrja e bujqesise ne periudhen e diktatures 1975-1989, ne vitet me te zeza te historise se Shqiperise, ne te cilen fermereve iu hoqen tufzat dhe arezat dhe u zhyten ne uri kronike masive.

Nga pasojat dhe semundjet e lidhura me urine kronike ne ato vite vdiqen qindra mijra shqiptare te te gjitha moshave! sb