Rama mban të fshehtë seancën plenare/ Ja neni që po shkelet

Frika nga protesta e opozitës, e thirrur për ditën e martë, 5 mars, por edhe presioni i fortë qytetar gjatë protestës së shkuar para godinës së Parlamentit, po detyrojnë mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama të mbajnë të fshehtë seancën plenare.

Edhe pse e ka detyrim ligjor, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ende nuk e ka njoftuar orën dhe datën se kur do të mblidhet Parlamenti.

Pika dy e nenit 30 e Rregullores së Kuvendit detyron Kryetarin e Kuvendit të njoftojë orën e seancës së ardfhshme në mbyllje të seancës plenare:

“Drejtuesi i seance?s plenare ose kryetari i komisionit, para se te? mbylle? pe?rkate?sisht seance?n ose mbledhjen, njofton ore?n e fillimit te? seance?s plenare ose te? mbledhjes se? ardhshme”

Por një gjë e tillë nuk ndodhi as të martën e shkuar, e cila u thirr në ilegalitet nga frika e protestës së opozites. Mesa duket, përballë presionit dhe frikës nga qytetarët, mazhoranca e Edi Ramës preferon më mirë të shkelë ligjet që shpesherë i refrohet me shumë zell.