Frikë nga protesta/ Rama fsheh orën e seancës plenare, vjen ky mesazh nga PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama të lejojë kreun e kuvendit Gramoz Ruçi të publikojë orën e seancës së rradhës së Parlamentit.

Sipas Bardhit, Seanca plenare nuk është PPP që i njoftohet vetëm klientit privat.

Numri dy i PD-së i rikujton edhe një herë kryeministrit protestën e 5 marsit para Parlamentit.

“Edi Rama, lejoje Gramozin të publikojë orën e seancës plenare! Seanca plenare nuk është si PPP e tua, që i njoftohet vetëm klientit privat dhe publikut i mbahet i fshehtë. Parlamenti është i qytetarëve, jo i përfaqesuesve të krimit! Shihemi më 5 Mars përpara Parlamentit! “, shkruan Bardhi në një postim në Twitter.