Ish-numri 2 i MM: Pse po futen në polici njerëz që janë trajnuar për të vrarë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mbrojtjes, Edvin Kulluri ngre pyetjen se pse Edi Rama me anë të Sandër Lleshit, po kërkon të fusë në polici ushtarakë që janë trajnuar për të vrarë.

‘Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm duhet te japin shpjegime urgjente per VKM dhe Urdhrin e Ministrit për rekrutimin e pjesëtareve aktiv te Forcave te Armatosura ne Policine e Shtetit!

Cila është nevoja e Policise se Shtetit per kete akt?! Cfare qëllimi dhe objektivash kane keto dy akte?! Cfare misioni mund te kryejnë ushtaraket aktive ne përmirësimin e rendit publik, luften kunder krimit dhe hetimit te akteve kriminale?!

Ushtaraket jane te shkolluar, trajnuar dhe kane eksperince ne veprime te lidhura teresisht me veprimet luftarake dhe emergjencat civile apo dhe misione te tjera qe nuk kane te bejne me rendin publik dhe krimin e organizuar!

Kjo cenon ne menyre te drejteperdrejte depolitizim e Forcave te Armatosura c’ka eshte e sanksionuar qarte ne Ligjin per Forcat e Armatosura dhe ate per Statusin e Ushtarakut!

Ne mungese te opozites ne parlament dhe sidomos te Gjykates Kushtetuese, ky akt eshte teresisht i dyshimte dhe i papranueshem, megjithese nuk eshte hera e pare qe ndodh ne qeverine e Rliindjes!

Mjafton te kujtojme perdorimin e FA per pastrimin e plehrave dhe angazhimin e helikoptereve ne misione policore pa asnje VKM apo marreveshje te posacme mes dy ministrive!

Ushtria kryen misione civile vetem ne situata te emergjencave civile dhe ne asnje rast tjeter. Ky eshte nje akt i papranueshem dhe me qellime me se paku te dyshimta’, shkruan Edvin Kulluri në faqen e tij në Facebook.