Real Madrid gjen zëvendësuesin e Ramos, ja kush është

Real Madrid ka filluar lëvizjet për të transferuar zëvendësuesin e kapitenit Sergio Ramos. Mosha e Ramos ka bërë që drejtuesit të vihen në lëvizje para se të jetë shumë vonë.

Qendër mbrojtësi i Tottenham Hotspur, Davinson Sanchez shihet si zëvendësuesi potencial i kapitenit të ‘Los Blancos’.

Sanchez ka treguar një formë të lartë në Premierligë këtë sezon, nën urdhrat e Mauricio Pochettinos.

Marrëveshja aktuale e Ramos me skuadrën e Real Madrid skadon në vitin 2020, kur ai do të jetë 34 vjeçar.

‘Mbretërit’ po kërkojnë një transferim të mëhershëm, në mënyrë që të jenë të përgatitur për një largim eventual të tijin.