Moderatorja e njohur iu jep fund pushimeve në Maldive, ja cili është destinacioni i rradhës...

Moderatorja e njohur e ekranit shqiptar është parë kohët e fundit duke bërë vazhdimisht postime në rrjetet sociale ku tregon se po kalon disa ditë pushimi në Maldive me të dashurin e saj Krenar Cocaj.

Nuk kanë munguar pamjet e sjella prej saj me palma dhe plazhe fantastike ku duket qartë se moderatorja po i shijon pa fund këto ditë relaksi.

Por si çdo herë çdo gjë e mirë e ka një fund dhe mbrëmë në darkë Luana ka bërë një tjetër postim në Instagram ku shkruan “ Back to Work” pra po kthehem drejt punës.

Si duket nuk e ka përjetuar edhe aq keq përfundfimin e këtyre pushimeve duke shprehur entuziazëm për rikthimin në punë.