Habiten gjermanët/ Shqipëria në krizë, Rama hap ekspozita

Gazeta gjermane, Tagesspiege i ka kushtuar një artikull hapjes së ekspozitës me piktura të Edi Ramës.

Në artikull thuhet se është habitës fakti, që sipas tyre Rama çel një ekspozitë, ndonëse është kryeministri i një vendi në destabilitet, një vend i cili po proteston dyfish.

‘Edi Rama ka probleme të tjera veç artit.

Shqipëria, kryeministër i së cilës ai është që prej vitit 2013, po proteston dyfish, me studentët e pakënaqur dhe me një opozitë të irrituar.

Nga jashtë, është e vështirë të vlerësosh kriticizmin, dhe natyrisht të kënaqesh me një politikan i cili-kur ishte ende kryetar bashkie-trishtimin e kryeqytetit shqiptar, Tiranës, e luftoi në mënyrë të suksesshme me anë të ngjyrave duke fituar simpatinë e të gjithëve.

Madje, është edhe surprizuese, që në gjithë këtë destabilitet politik, Rama hap ekspozitën e tij, i përqendruar në ekzistencën e tij të dytë si artist’, shkruhet në gazetë.