Tregoni sa inteligjent jeni/ Çfarë ka dashur të thotë ministrja e Ramës?!

Samiti i Diasporës nuk ka qenë vetëm organizimi që u bojkotua nga pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e diasporës shqiptare, por edhe vendi ku "perlat" e anëtarëve të qeverisë shqiptare nuk munguan.

Një prej rasteve është edhe ministria e kulturës, Elva Margariti , e cila gjatë fjalimit të saj në Samitin e Diasporës ka thënë diçka që është shumë e vështirë të zbërthehet.

“Nuk është çështje, parash, sepse përfshirja e sa më shumë njerëzëve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, sepse sa më shpejt ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është. dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, as nuk do të ishte ky që është dhe as nuk do të mund ta bëjë siç duhet të jetë këtë muze, të cilit i ka ardhur koha tashmë. Ju ftoj që të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj!”.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Dritan Kaba, që nuk kursen as notat e ironisë.

“Pjesë nga fjala e Ministres së Kulturës që nuk ja di emrin. Nëse dikush ma shpjegon fiton një çmim të madh, që do sponsorizohet nga “Diaspora”, shkruan Kaba.  

Znj.Margariti e mori postin e ministres së Kulturës pas shkarkimit të paraardhëses së saj Mirela Kumbaro në muajin dhjetor.