Nard Ndoka epik: Rama u kap me presh në dorë por do ikë me presh në b…!

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka është shprehur se tashmë të gjithë dhqiptarët e kanë parë se Edi Rama është kapur me “presh në duar”, duke blerë votat në zgjedhjet e shkuara.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’, Ndoka madje ka përdorur të njëjtën batutë për Ramën, por duke thënë se ai do të ikë me “presh në by**ë” përmes protestave të thirrura nga opozita.

“Është momenti final. Çdo ditë nën qeverisjen e Edi Ramës është një fatkeqësi kombëtare, dhe këtë edhe vetë Rama e kupton. Ai personalisht nuk ka mundësi të dialogojë me opozitën, të firmosë një marrëveshje me opozitën.

Prandaj e para është largimi i tij dhe më pas do të jetë një rrugë e hapur për mënyrën se si do të kemi një qeverisje për zgjedhjet e parakohshme. Çdo kosto ka vetëm një emër Edi Rama, është kapur me presh në dorë dhe do ta largojmë me presh aty ku nuk thuhet"-tha Ndoka.

Rama po tenton të blejë deputetë

“ I erdhi dita, që po vijon blerjen e mandateve. Sot kemi një parti politike me tre deputetë në parlament, partia e çamëve, dhe ia ka blerë të tre deputetët. Dhe këtë e ka bërë Edi Rama”