Një pjesë e mirë e Tiranës pa drita, UKT dëmton linjat e furnizimit

Porcelani dhe zona në bllokun e Dajtit në kryeqytet ka mbetur pa energji elektrike si pasojë e dëmtimit të fiderit nga kompania e kontraktuar për të kryer punimet nga UKT-ja.

OSHEE ka reagur për këtë situatë, ndërsa thekson se përfaqësuesit e saj kanë zbritur në terren për të riparuar defektet e krijuara.

“Eshte demtuar fideri  20 kv C14 i Nst Traktora nga firma Senka qe po kryen punime per llogari te UKT. Pa energji zona ne bllokun Dajti ne Porcelan. Konkretisht kabina Dajti 1 dhe kabina  ndregjoni. Po punohet per riparimin e difektit”, njofton OSHEE.