Frika nga protesta e së martës, vendosen kamera shtesë për monitorimin e sheshit para Parlamentit

Ne keto momente punonjës të policisë dhe të bashkisë po vendosin kamera shtesë për të monitorur sheshin para parlamentit.

Të gjitha këto masa shtesë po ndërmerren nga frika e protestës që është paralajmëruar nga opozita për ditën e martë, por edhe protestave të tjera që do të shoqërojnë cdo seancë të Parlamentit deri ditën e fundit të tij.

Kamerat po vendosen në afërsi të njërës prej qendrave të mëdha tregtare që ndodhen në zonë.