FOTO/ Devijoi Shkodrën nga frika, Rama fshehtas në Durrës dhe bën ‘të fortin’ në krah të Dakos

Pasi devijoi rrugën drejt Shkodrës, pas paralajmërimeve se do të pritej me protesta të fuqishme, Edi Rama, ka përfunduar në Durrës ku në krah të Vangjush Dakos ka bërë “të fortin”, në mbledhjen e Asamblesë së PS-së për këtë rreth.

Në fjalën e tij,  Rama pasi ka folur për fushatën për zgjedhjet lokale të Qershorit, ka trashur zërin duke u përbetuar se zgjedhje të përgjithshme do të ketë vetëm në vitin 2021, pavarësisht pretendimeve të opozitës.

Në përpjekje për tu dhënë zemër socialistëve, Rama, ka ironizuar dhe fyer kreun e opozitës  Lulzim Bashën, duke u shprehur se opozita bëri një gabim idiot me mandatet dhe Lulit tani, “i ka rënë gjethja fikut dhe i ka dalë bibilushi“.

Kujtojmë se ditën e djeshme nga Samiti i Diasporës i bëri thirrje; “hajde flasim”. Po duket se përgjigjja e prerë e Bashës, se do të flasim në protestën e madhe të 16 Marsit, e ka frikësuar dhe irrituar kryeministrin.

 Kjo nuk është hera e parë, që Edi Rama iu shmanget qytetarëve dhe protestave të tyre. Përveç rastit të sotëm ai braktisi deputetët e tij edhe  në seancën e fundit parlamentare, duke u zhvendosur në Lushnje.