Sekuestrohet një gomone në Fier dhe 30 bidona me benzinë
Policia ka sekuestruar një gomone në Fier ndërsa ka arrestuar pronarin e saj me iniciale B.D.
Gomonia u gjet e fshehur pranë banesës së shtetasit L.M., në fshatin Qarrë.
Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 automjete tip Fuoristradë pa targa dhe 30 bidona të mbushur me benzinë.
B.D., banues në Fier, pasi është pronari i gomones si edhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas të tjerë si autorë të dyshuar të implikuar në këtë vepër penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Trafikimi i mjeteve motorrike".
Nuk ka informacione nëse ky mjet do te përdorej pë trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Italiësë.