FOTO/ Jordyn foli për tradhëtinë, reagon ashpër Khloe

Jordyn Woods ka foluar për herë të parë për tradhëtine e bujshme dhe tregoi gjatë intervistës se mes saj dhe Tristianit ka patur vetëm një puthje.

’Kur dolëm nga nga festa ai më puthi. Nuk kishte pasion.Ishte thjesht një puthje në buzë. Nuk jam unë arsyeja që Khloe dhe Tristian nuk janë bashkë’ u shpreh Jordyn gjatë intervistes.

Menjëherë pas intervistes ka reaguar Khloe duke e quajtur gënjeshtare.

’Po pse gënjen o Jordyn.Nëse po përpiqesh që ta shpëtosh veten publikisht, në vend që të më marrësh privatisht për të kërkuar falje fillimsht, të paktën ji e sinqertë për historinë tënde.Meqë ra fjala ti je arsyeja pse familja ime u përça’ shkruan Khloe.