VIDEO/ Shqiptari futet në rrugën e gabuar, më pas gabon më rëndë

Një shqiptar është bërë objekt i medieve italiane.

Gjithçka ka ndodhur në Genova, ku shqiptari 50-vjeçar ishte duke udhëtuar me makinën e tij.

Në një moment ai e kupton se është në rrugën e gabuar.

E çfarë bën. Del ne xhepin e rrugës dhe pret që të kthehet, duke u futur në korsinë tjetër.

Por ky ishte gabimi i dytë i shqiptarit. Edhe ajo ishte rrugë me një drejtim dhe ai ishte duke udhëtuar në krahun e kundër të makinave.

Ka qenë një furgon i mirëmbajtjes së rrugës që e ka drejtuar më pas shqiptarin në rrugën e duhur.

Por ai nuk i ka shpëtuar ndëshkimit. Policia i ka bllokuar patentën dhe makinën.